10 Janar, 2024 - 4:00 pm
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “jemi një vend që synojmë të bëhemi kampionët absolutë të pozicionit të Shqipërisë në rajon për turizmin”.
Në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së fillimvitit të qeverisë për prioritetet e 2024 në Shëngjin, Lezhë, Rama informoi për të dhënën e re të kompanisë booking.com, një nga platformat më të mëdha globale të rezervimeve, e cila informoi që Vlora është një nga 10 destinacionet më të rezervuara në botë për sezonin e ri.
“Kuptohet në terma relativë nuk do të thotë që do të vijnë në Vlorë më shumë turistë se do të shkojnë në Kinë”, shkroi Kryeministri.
Kreu i qeverisë vuri në dukje se fluksi i rezervimeve për Vlorën është në dhjetëshen e parë të booking.com me disa destinacione të tjera që janë vërtet magjike të këtij planeti.
Më tej Rama theksoi edhe lajmin tjetër të publikuar nga agjencitë ndërkombëtare, ku Shqipëria është vendi me rritjen më të madhe të turizmit në Europë në 2023″./ atsh / KultPlus.com