Rama takim me Kurtin dhe aktorët e filmit “Unë dhe Millosheviçi”

26 Tetor, 2019 - 11:30 am

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar me kryeministrin e ardhshëm të Kosovës, Albin Kurtin, takim ky që ka zgjatur prej disa orësh.

Mirëpo takimit i janë bashkangjitur edhe autorët e aktorët e filmit “Unë dhe Millosheviçi”, film ky që po xhirohet në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Takimin e ka bërë publik kryeministri Rama, përmes një statusi në llogarinë e tij personale në Facebook.

Ai shkruan:
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin “Unë dhe Millosheviçi”.

/ KultPlus.com

Të ngjajshme