Rama: Të bukur, të fortë, të aftë dhe të palodhur, ata janë produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës

27 Nëntor, 2019 - 3:55 pm

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për ushtarët kosovarë që i dolën zot të prekurve nga tërmeti.

Postimi i Ramës:

Por asisoj, fotoja e ditës nuk do të thoshte dot se sa shumë mirënjohje meriton sot, kjo trupë e shkëlqyer djemsh e vajzash, si të dalë nga ndonjë film skematik amerikan i luftës mes së mirës e të keqes – ku fituesi i luftës shihet qysh në fillim dhe tërë peripecitë e tij gjatë filmit kalohen kollaj, pasi fundi dihet

Të bukur, të fortë, të aftë, të disiplinuar dhe të palodhur deri në përmbushjen me sukses të misionit, ata janë ndoshta produkti më spektakolar që ka nxjerrë lufta e Kosovës, në funksion të paqes së dinjitetshme, siç janë padyshim shembëlltyra më imponuese e shtetkrijimit të Kosovës🇽🇰

Kjo trupë do të lerë në kujtesën time, bashkë me gjurmën e pashlyeshme të kontributit të saj human, në një ditë kaq të zezë fatkeqësie për Shqipërinë, shijen e paharrueshme të një shfaqjeje heroizmi jetësor, ku heronjtë ta mbushnin plot syrin, mu si nëpër filmat amerikanë. /KultPlus.com

Të ngjajshme