Rama: Televizioni francez 90 minuta për thesaret që bëjnë Shqipërinë të paharrueshme për vizitorët

24 Maj, 2025 - 7:31 pm

Turizmi në Shqipëri ka shënuar një rritje të ndjeshme vitet e fundit, duke u bërë një nga destinacionet më tërheqëse në Evropë.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një spot publicitar nga emisioni francez “Échappées belles”, i cili do t’u ofrojë shikuesve në ekranin e “France 5”, më 31 maj, plot 90 minuta me disa nga vendet më të bukura në Shqipëri.

“Një udhëtim magjik drejt Shqipërisë së egër, të bukur e të vërtetë, e cila deri dje në Francë shihej si e egër, e shëmtuar dhe e pavizitueshme.

“Më 31 maj, ora 21:00, emisioni popullor francez “Échappées belles” do t’u ofrojë shikuesve në ekranin e “France 5”, plot 90 minuta me thesaret që e bëjnë Shqipërinë të dëshirueshme e pastaj të paharrueshme për vizitorët, sepse siç thotë edhe spoti publicitar i këtij emisioni “Shqipëria të ndryshon””, thekson Rama.

Shqipëria vazhdon të shënojë rritje të qëndrueshme në sektorin e turizmit, me 820 mijë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit prill 2025. Kjo e çon në 2,45 milionë numrin total të turistëve që kanë hyrë në vend gjatë katër muajve të parë të këtij viti./ KultPlus.com

Të ngjajshme