Reagojnë nga Komuna e Gjakovës pasi qytetari e preu pishën në qendër të qytetit (VIDEO)

18 Mars, 2024 - 10:12 am

Një qytetar ka prerë një pishë rreth 70 vjeçare në qytetin e Gjakovës, tek Stacioni i Autobusëve. Këto pamje që tashmë janë shpërndarë në rrjet, kanë shqetësuar qytetarët të cilët kanë akuzuar Komunë e Gjakovës, përcjell KultPlus.

Sot, për këtë rast kanë reaguar nga Komuna e Gjakovës teksa janë shprehur se janë të shqetësuar dhe indinjuar me prerjen e drurëve dhe sipas tyre, rasti tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe prokuroria.

“Komuna e Gjakovës është e shqetësuar dhe e indinjuar me prerjen e drunjëve në afërsi të Stacionit të Autobusëve. Rasti tashmë është duke u trajtuar nga policia dhe prokuroria dhe presim që këto organe ta sqarojnë situatën deri në fund.

Ky veprim ka ndodhur pa njoftimin dhe aprovimin e komunës dhe si i tillë është i dënueshëm.

Ky nuk është rasti i vetëm që po ndodh. Në të gjitha rastet do të ndërmirren masat e nevojshme ligjore dhe presim nga policia dhe prokuroria që edhe ata ti ndërmarrin masat e duhura ligjore për këto raste”, thuhet në njoftimin e Komunës të cilët tutje janë shprehur se dëmtimi i gjelbërimit dhe pronës publike është dëm i madh që i shkaktohet komunës dhe qytetarëve të komunës së Gjakovës.

“Apelojmë tek të gjithë qytetarët që kurdo që vërejnë veprime të tilla përpos postimit në rrjete sociale, menjëherë ta lajmërojnë Policinë dhe Inspektoriatin komunal”, thuhet tutje në reagimin e Komunës. / KultPlus.com

Të ngjajshme