4 Maj, 2025 - 7:01 pm
Mijëra kitaristë u mblodhën në Sheshin e Tregut të qytetit Vroclav në Poloni më 1 maj, për të interpretuar këngën “Hey Joe” të artistit të njohur amerikan Jimi Hendrix, duke vendosur një rekord të ri botëror “Guinness” për ansamblin më të madh me kitara.
Gjithsej 8 122 pjesëmarrësish e luajtën këngën njëkohësisht, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 6.346 kitaristësh të vendosur në vitin 2009 në të njëjtin vend.
Performanca ishte pjesë e Festivalit vjetor “Thanks Jimi”, një ngjarje që feston trashëgiminë e Hendrixit dhe bashkon kitaristë nga e gjithë bota.
Zyrtarët e Rekordeve Botërore Guinness ishin të pranishëm për të verifikuar dhe konfirmuar rekordin e ri në vend. /atsh/ KultPlus.com