Rekord shitjeje për tekstin e ‘Hey Jude’ të Paul McCartney

8 Shkurt, 2022 - 12:34 pm

Një version digjital i shënimeve të shkruara me dorë të Paul McCartney për këngën hit të ”Beatles”, ”Hey Jude” u shit në ankand për mbi 50 000 sterlina.

Teksti u shit së bashku me një shumëllojshmëri të relikeve të grupit, përfshirë kitarat dhe rrobat në pronësi të John Lennon.

Ankandi digjital në Los Anxheles u organizua nga djali i Lennon, Julian Lennon, si pjesë e ”Lennon Connection: The NFT Collection”.

Nga ankandi u mblodhën një total prej 117 285 sterlinash (158 720 dollarë).

Shënimet e shkruara të McCartney për këngën e famshme u shitën për një total prej 56 750 sterlinash duke e bërë atë artikullin më të vlefshëm të shitur në këtë ngjarje.

Përveç disa kitarave të dhuruara Lennon-it nga babai i tij, sende të tjera të paraqitura në ankand përfshijnë pallton magjike misterioze afgane të John Lennon-it dhe mantelin e zi që ai kishte veshur në këngën ”Help!”.

Një pjesë e të ardhurave nga artikujt, të shitura në partneritet me shtëpinë e ankandeve ”Julien” dhe ”YellowHeart NFT”, do të shkojnë për fondacionin ”White Feather” të Julian Lennon./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme