Remzi Limani, krijuesi i logos së Filharmonisë së Kosovës

15 Mars, 2024 - 10:34 pm

Sot është ndarë nga jeta piktori dhe shkrimtari, Remzi Limani, përcjell KultPlus.

Njoftimin për vdjekjen e Remzi Limanit e ka bërë djali i tij, Uran Limani.

“Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se sot nderroi jetë më i dashuri ynë, babi Remzi Limani.
Babi, ke qenë forcë dhe mbështetje për ne gjatë gjithë jetës. Ne vazhdojmë të fortë të ruajmë kujtimin për ty!
Për kohën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, ka shkruar ai.

Në mesin e krijimtiarisë së tij artistike, poetike e letrare, Limani ka lënë gjurmë edhe në Filharmoninë e Kosovës, kur edhe krijoi logon që ajo mban tash e 23 vite.

“Kjo llogo që nga viti 2001 shihet në çdo cep të Filharmonisë së Kosovës!Me shumë finesë e dizajnoj Remzi Limani i cili sot ndrroj jetë! Ngushëllime familjarve dhe gjithë komunitetit artistik!”, ka shkruar në Facebook muzikantja Vlora Baruti./KultPlus.com

Të ngjajshme