Reportazhi i AP-së: Bota mëson kush është Fahrije Hoti e “Hive” (VIDEO)

27 Gusht, 2023 - 9:34 pm

Historia krenare e Fahrije Hotit, do të dëgjohet edhe përtej atlantikut.

E veja nga Krusha e Madhe e Rahovecit, që nga lufta e fundit ka të zhdukur burrin. Por kjo dhimbjen e ktheu në forcë edhe për 50 gra krushjane si kjo, që themeluan Koperativen “Krusha”.

Për mbushjen e specave turshi e ajvarit realizoi një reportazh agjencia amerikane e lajmeve ‘Associated Press’, që theksoi socializmi i këtyre grave në jetën e pasluftës.

Jeta s`ishte hiç e lehtë për protagonisten e filmit ‘Zgjoi’ që shtjelloi jetën e 54 vjeçes e i cili mori 3 çmimet kryesore në Sundance, përfshirë edhe nominimin për Oscar vitin që shkoi.

Gruaja që fitoi edhe çmimin ‘Evropianja e vitit 2022’, të pagjeturit janë plagë e pashëruar e tyre.

Për vepra trimërie presidentja Vjosa Osmani i ka ndarë Fahrije Hotit Urdhrin “Shote Galica”./KlanKosova/KultPlus.com

Të ngjajshme