Revista studentore “Fryma” përsëri në Fakultetin Filologjik

21 Gusht, 2019 - 6:42 pm

Në Fakultetin e Filologjisë, një grup i studentëve të Letërsisë Shqipe, këto ditë kanë botuar revistën studentore, të ashtuquajtur më parë “Fryma”, shkruan KultPlus.

‘Fryma” ishte themeluar në vitet 90-të, nga disa studentë të këtij fakulteti, tani ligjërues po në këtë fakultet, ndër ta (Rrahman Paçarizi, Nysret Krasniqi, Xhavit Beqiri, etj), por që për shkak të rrethanve të kohës në vitin 1999, ka pushuar së ekzistuari.
Tani, ri-themeluesit e saj, anëtarët e redaksisë, në krye me: Leonora Shatri, Donart Rexhbogaj, Jehona Gashi dhe Shpresa Qeriqi, theksojnë se janë mjaft të gëzuar, që fakulteti i tyre, hapi një dritare të re letrare e kulturore, një frymë më të fuqishme për artdashësit, ku nëpërmjet shkrimeve të tyre, do arrijnë të krijojnë mes vete një komunikim dhe përvojë të re kulturore, një urë lidhëse, ku takohen e ballafaqohen debatet për afinitetin, kreativitetin, intelegjencën, mos frikën dhe guximin, për të artikuluar zëshëm, talentin, dëshirat dhe pakënaqësitë e tyre.”
“…Ri-krijimi i kësaj reviste, është nder dhe kënaqësi e palodhshme për mua, për fakultetin tim, dhe tërë Albanologjinë…” thekson, redaktori D. Rexhbogaj!
Mes tjerash, vlen të potencohet se kjo revistë, është projeksion dhe përbërje ekskluzivisht vetëm për studentët, ata janë të lirë të përzgjedhin dhe shqyrtojnë prurjet e tyre më të arrira, duke mos pasur ndërhyrje nga jashtë, por që, natyrisht ajo do të jetë e hapur, dhe e ekspozuar për të gjithë stafin akademik, në ambientet e Fakultetit të Filologjisë.
Sa i përket përmbajtjes së revistës, numri i parë i kushtohet, gjuhëtarit, studiuesit, alabanologut, tashmë të ndjerë; Akademik Idriz Ajetit (1917-2O1O). Duke vazhduar me rubrikat tjera, si Intervistë; me studentin e Letërsisë dhe shkrimtarin e ri Azem Deliun. Tutje shkrime diskursive, ne fushën e Recensioneve, Krijimtari( poezi, prozë), dhe Përkthimeve. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme