Rikthehet ‘South Outdoor Festival’, publikohen datat

11 Korrik, 2021 - 9:06 pm

Pas një pritjeje të gjatë, për shkak të situatës së pandemisë, rikonfirmohet mbajtja e festivalit të aventurës dhe muzikës, “South Outdoor Festival”, i cili do të zhvillohet për të katërtën herë, në Borsh, Himarë (Shqipëri) në datat 3-6 shtator 2021.

Ndryshe nga vitet e kaluara, festivali këtë vit ofron më shumë aktivitete sportive dhe sjell artistë ndërkombëtar në Shqipëri, dhe artistë të njohur nga Shqipëria e Kosova.

“South Outdoor Festival është një kombinim i sportit, kulturës, traditës, muzikës, natyrës dhe ushqimit. Gjatë festivalit 4-ditor, që zhvillohet çdo vit në fshatin Borsh, festivali fton pjesëmarrës nga i gjithë vendi dhe bota, të jenë pjesë e aktiviteteve dhe të argëtohen, duke shijuar dhe përjetuar veçantinë e rivierës së bukur të Shqipërisë.

“South Outdoor Festival” inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë sportdashësve dhe atyre të artit dhe kulturës me qëllim për ta bërë Shqipërinë e jugut një destinacion ndërkombëtar të turizmit. Me më shumë se 40 aktivitete të ndryshme në natyrë, të përshtatshme për të gjitha grupmoshat dhe prejardhjet, “South Outdoor Festival” ka diçka për të ofruar për të gjithë. “South Outdoor Festival është një iniciativë e financuar nga Qeveria Gjermane, përmes

GIZ Shqipëri, në bashkëpunim me Bashkinë Himare. Festivali organizohet në bashkëpunim me Organizatën Citrus, në partneritet me operatore turistikë të cilët janë të specializuar në turizmin e aventures. Festivali organizohet në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit.

Për më shumë informacion se çfarë ofron i gjithë festivali, klikoni në linkun më poshtë: www.southoutdoor.al. / KultPlus.com

default

Të ngjajshme