Rita Ora flet për Kosovën në një emision: Gjyshi im ishte njeriu kryesor që më dha besim e kreativitet

4 Nëntor, 2022 - 1:34 pm

Gjatë një paraqitjeje në emisionin e Jonathan Ross, Rita Ora foli edhe disa fjalë për Kosovën, në mesin e temave të shumta që u diskutuan, të fokusuara kryesisht në eventin MTV Europe Music Awards 2022, të cilin do ta prezantojë bashkë me bashkëshortin e saj, Taika Waititi, transmeton KultPlus.

Rita flet për origjinën e saj nga Kosova dhe shpërnguljen me familjen në Britaninë e Madhe.

“Të gjithë u transferuam në Londër, ishte gjëja më e mirë që prindërit e mi mund të bënin ndonjëherë. Prindërit e mi na sollën këtu dhe ata filluan nga e para. Ata gjetën punë dhe ngritën rrugën e tyre”, tha Rita.

Ajo gjithashtu shpjegoi se ky rrugëtim nuk ishte aspak i lehtë për ta, por tani ndjehet më fat që është në gjendje t’i shpërblejë ata për gjithë punën e bërë.

“Nuk ishte e lehtë, por ne kishim dashuri përreth. Ne u rritëm në pronat e këshillit dhe tani jam vërtet me fat që jam në gjendje t’i shpërblej për gjithë punën e vështirë që kanë bërë”.

Ora gjithashtu tha disa fjalë edhe për gjyshin e saj, Besim Sahatçiu, i cili ishte drejtor i teatrit, filmit dhe televizionit.

“Ai ndërroi jetë goxha i ri, por ishte shumë i mahnitshëm. Ai na tregonte të gjitha këto histori dhe me të vërtetë më bëri të besoja se ëndrra që kisha ishte realitet. Mendoj se ai ishte njeriu kryesor që më dha atë besim për kreativitet”.

MTV Europe Music Awards 2022 do të mbahen më 13 nëntor. /KultPlus.com

Të ngjajshme