Rita Ora kujton momentin kur u shpall Ambasadore Nderi e Kosovës

16 Shkurt, 2021 - 4:11 pm

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, me anë të rrjeteve sociale ka kujtuar një moment shumë të veçantë në karrierën e saj, pikërisht në prag të pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit një video të realizuar më 2015, ku u nderua nga ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Rita ishte emëruar “Ambasadore Nderi e Kosovës”, meqë rast edhe ishte organizuar një pritje e veçantë në ambasadën e Kosovës në Londër.

“Ky moment <3”, ka shkruar Rita sipër videos, të cilën e shpërndau një ditë para se Kosova ta festojë përvjetorin e 13-të të Pavarësisë.

Kujtojmë se Rita Ora para pak ditësh ka publikuar videoklipin e këngës “Bang”, në të cilin erdhi e veshur me motive kombëtare, duke treguar para botës edhe një herë prejardhjen e saj. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme