Rohde citon Robertson-in: Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin në Kosovë

12 Qershor, 2025 - 12:27 pm

26 vjet më parë, nisi misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë, KFOR.

Me këtë rast vendi shpalli datën 12 qershor si Ditë të Paqes, që përket me ditën e çlirimit.

Në këtë ngjarje të madhe sot për Kosovën ,ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, shkroi në profilin e tij në “BlueSky”, duke cituar ish-Sekretarin e Mbrojtjes Britanike/Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Lord Robertson, i cili në atë kohë pati thënë: “Qëllimi ishte që forcat e Millosheviqit të largoheshin, NATO të hynte dhe refugjatët të ktheheshin”.

“Misioni u përmbush. Kosova shpalli pavarësinë në vitin 2008 dhe është një histori suksesi. Gjermania është dhe mbetet ndër partnerët më të ngushtë të Kosovës”, përfundoi Rohde./ KultPlus.com

Të ngjajshme