Rreth 170 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin

25 Korrik, 2023 - 4:00 pm

Në kuadër të aktivitetit tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët, të cilët gjenden për pushime në Kosovë.

Sot, në ditën e parë të këtij aktiviteti rreth 170 bashkatdhetarë vizituan institucionin më të lartë përfaqësues, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të tij.

Gjatë qëndrimit në hapësirat e Kuvendit bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës.

Dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 25 korrik, nga ora 8:00 – 16:00. / albinfo.ch / KultPlus.com

Të ngjajshme