займ на карту онлайн потребительский кредит

Rusia thotë se Afërdita është planet rus

19 Shtator, 2020 - 11:30 pm

Rusia më nuk po kufizon vetëm territoret në tokë, por tani po pretendon se Afërdita është “planet rus”.

Shefi i korporatës hapësinore ruse “Roscosmos”, Dmitry Rogozin, ka deklaruar se vendi po planifikon të dërgojë misionin e vet në Afërditë përveç “Afërdita-D”, misioni i planifikuar me SHBA-në, shkruan agjencia e lajmeve ruse TASS.

“Rifillimi i eksplorimit të Afërditës është në agjendën tonë”, ka thënë Rogozin.

“Ne mendojmë se Afërdita është planet rus, kështu që nuk duhet të mbesim prapa”, shton ai.

“Projektet për misionet në Afërditë janë të përfshira në programin e qeverisë së Rusisë për eksplorimin e hapësirës për 2021-2030”.

Deklarata erdhi pasi shkencëtarët kanë zbuluar një gaz që në tokë quhet fosfinë, në atmosferën e Afërditës, për të cilën kanë thënë se ka gjasa për shenja jete atje.

Afërdita ka madhësinë e tokës dhe është më afër saj./ KultPlus.com

Të ngjajshme