Sarah Behar, këngëtarja mister e viteve ’20 që këndonte ‘Aman doktor’

3 Shkurt, 2021 - 10:08 pm

“Aman doktor!” është një prej këngëve që në vitet ’20-’40 është kënduar nga një këngëtare shqiptare në Amerikë e identifikuar si Sarah Behar.

Sipas “Canary Records”, në pronësi të Ian Nagoski, një kërkues muzikor dhe producent që jeton në Baltimore të SHBA mes përmbledhjeve që ai ka gjetur është edhe disku “No news from tomorrow”, që përfshin regjistrimin e tre grave.

Bëhet fjalë për Amalia Bakas e lindur në një komunitet hebre romaniote në Janinë të Greqisë që u transferua në moshën e adoleshencës në SHBA në vitin 1912 dhe kaloi dekada duke punuar si këngëtare në klub nate. Victoria Hazan nga Turqia që emigroi në SHBA në vitin 1922 dhe kryesisht këndoi në sinagogën e saj ndërsa e treta është Sarah Behar që për Nagoskin është paksa mister pasi në kohën e saj janë tre emra të regjistruar me këtë emër, por nisur nga këngët e kënduara shqip mund të ketë qenë nga Shqipëria. “Ne thjesht nuk e kemi idenë se kush është ajo, pesë minuta nga zëri i saj kjo është ajo që kemi nga regjistrimet e saj”, thotë Ian./diasporashqiptare/KultPlus.com

Të ngjajshme