“Së bashku më të fortë dhe më të suksesshëm”, ushtarë nga Shqipëria dhe Kosova stërviten për garën në MB

24 Shtator, 2022 - 2:30 pm

Ekipet përfaqësuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe ato të Forcave të Armatosura të Shqipërisë janë trajnuar së bashku para se të vendosen në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në stërvitjen/garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar “Cambrian Patrol 2022”, shkruan KultPlus.

Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili publikoi disa fotografi në rrjetin social “Facebook”.

“Ekipet përfaqësuese të FSK-së dhe FA të Republikës së Shqipërisë stërviten së bashku para dislokimit në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të marrin pjesë në Stërvitjen/Garën më të famshme të patrullimit ushtarak ndërkombëtar ‘Cambrian Patrol 2022’.

Së bashku gjithmonë më të fortë dhe më të suksesshëm!”, shkruan ai mes tjerash. /KultPlus.com

Të ngjajshme