“Së bashku me Ukrainën për Turizmin e Kujtesës”, në Panairin e turizmit ITB Berlin

13 Mars, 2024 - 11:30 am

Turizmi i Kujtesës dhe krijimi i pavijoneve të dedikuara në panairet ndërkombëtare ishte një nga idetë e reja, e cila u promovua gjatë Panairit më të madh të Turizmit ITB Berlin, me qëllim mbrojtjen e kujtesës kolektive, kundër luftës dhe shkatërrimit që ajo mbjell.

“Së bashku me Ukrainën për Turizmin e Kujtesës. Pandemia e Luftës, një kërcënim real për turizmin”, u titullua aktiviteti i organizuar në mjediset e ITB Berlin nga Dritan Gremi, një nga nismëtarët e turizmit shëndetësor në Shqipëri në bashkëpunim me Mariana Oleskiv, Drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Zhvillimit të Turizmit në Ukrainë.

Në këtë aktivitet u evidentua edhe një projekt për të identifikuar dhe ndërtuar një rrjet të vendeve të luftës, që do të kthehen në pika të vizitueshme për turistët, për të treguar pasojat e luftës dhe të vërtetën e saj.

“Si vend ne e ndiejmë suport nga shumë shtete, por ata që kanë një kuptim më të mirë të asaj që po ndodh janë vendet që kanë jetuar nën regjimin komunist”, tha Oleskiv./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme