Seminari i 15-të mbarëkombëtar i mësimit të Gjuhës Shqipe

31 Korrik, 2019 - 7:26 pm

Me përkrahje nga Ministria e Arsimit, Shencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Shqipërise, në Prizren sot ka filluar Seminari i 15-të mbarëkombëtarë i mësimit të Gjuhës Shqipe në Diasporë.

Pjesëmarrësit e këtij seminari, që tashmë ka krijuar edhe nje traditë disa vjecare, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Arsimit të Kosovës dhe poashtu edhe asaj të Shqipërisë. Të angazhuar në procesin e seminarit do të jenë edhe mësimdhënës të gjuhës shqipe që veprojnë në diasporë.

Heset Sahiti, zëvendësministri i Arsimit të Kosovës, deklaroi se seminari është në funksion të ruajtjes së gjuhës, traditës e të kulturës tonë kombëtare.

Ai po ashtu potencoi se, cdo ditë po ndërmerren hapa konkret në jetësimin e marrëveshjes së përbashkët Kosovë-Shqipëri në fushën e arsimit, duke filluar nga kurrikulat e perbashkëta, tekstet shkollore për diasporën dhe programme të reja të mësimdhënies modern sa i përket të mësuarit të gjuhës shqipe. Edicioni I këtij seminari do të vazhdojë punimet deri më 3 gusht. / KultPlus.com

Të ngjajshme