Seniesa Estrada ndryshon historinë e boksit, knockout-on kundërshtaren në 7-të sekondat e parë (VIDEO)

25 Korrik, 2020 - 2:09 pm

Boksierja amerikane, Seniesa Estrada ka shënuar fitore impresive të premten mbrëma. Fitorja e saj ndaj Miranda Adkins po vlerësohet historike për boksin e femrave, transmeton KultPlus.

Në ndeshjen e zhvilluar në Kaliforni, Estrada shënoi fitore me nokaut për vetëm shtatë sekonda luftë. “Lidhi” disa goditje të fuqishme menjëherë pas gongut dhe Adkins shpejtë u rrëzua. Kjo po vlerësohet të jetë fitorja më e shpejtë në boksin e femrave.

Adkins nuk ia ka dalë të jap asnjë goditje. Madje as t’i ngritë duart mirë. Estrada është kampione e përkohshme në kategorinë mizë në versionin ëBA. Adkins ka zëvendësuar një boksiere në meçin e së premtes. Përfundimisht ka shpresuar se do të kalojë më mirë.

Estrada 28-vjeçare ka fituar të gjitha 19 ndeshjet në karrierën e saj. Tetë prej fitoreve i ka me nokaut. / KultPlus.com

Të ngjajshme