Shahini: Edukimi feminist, një prej projekteve më të rëndësishme që parandalon dhunën dhe abuzimin ndaj vajzave dhe grave

28 Korrik, 2020 - 7:02 pm

 “Edukimi feminist është edukim kundër patriarkalizmit – apo pabarazisë gjinore – që është edhe burimi kryesor i abuzimit, dhunës dhe diskriminimit ndaj vajzave dhe grave”, thekson ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ndërsa njofton se tashmë ka filluar edhe trajnimi mbi “edukimin feminist” me psikologët dhe punonjësit socialë shkollorë.

Duke e konsideruar atë si një hap të rëndësishëm në parandalimin e dhunës dhe abuzimit ndaj nxënësve, ministrja Shahini e cilëson gjithashtu si “një ndër projektet më të rëndësishme që po zbatojmë, sepse synon adresimin e seksizmit, racizmit dhe homofobisë që mund të ekzistojnë në kulturën shkollore, me qëllim zhvillimin e shoqërisë së shëndetshme demokratike”.

“Siç edhe kemi premtuar, do të dyfishojmë numrin e psikologëve dhe punonjësve social nëpër shkolla dhe të gjithë do të kalojnë përmes trajnimit mbi “edukimin feminist” – shprehet ndër të tjera Shahini. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme