Shahini: Tmerr, mohuesit të gjenocidit i jepet çmim “Nobel”

10 Tetor, 2019 - 7:30 pm

Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ka reaguar sot për marrjen e Çmimit Nobel nga austriaku Peter Handke.

Ministrja Shahini shprehet se “mohuesit të gjenocidit, përkrahësit të Slobodan Millosheviçit, Peter Handke, iu dha një çmim Nobel për letërsinë.

Si viktimë e agresionit të Millosheviçit në Ballkan dhe si mbështetëse e paqes në botë, jam tmerruar nga ky vendim”, tha ajo. /KultPlus.com

Të ngjajshme