Shaip Kamberi i kundërpërgjigjet Vuçiqit: Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës

30 Korrik, 2021 - 12:05 pm

Deputeti shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi i është kundërpërgjigjur deklaratës së djeshme të presidentit serb Aleksander Vuçiq se nga 1 janari 2023 nuk do ketë ndalesë nga Beogradi në Tiranë. Kamberi ka thënë se Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, shkruan KultPlus.

Ai ka thënë se presidenti Serb duhet ta dijë se pa marrëveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë është e mangët për ndërtimin e paqes në Ballkan.

“Rruga e Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës. Bashkëpunimi duhet të jetë perspektiva e popujve të Ballkanit, prandaj edhe çdo iniciativë për ndërtimin e mekanizmave bashkëpunues duhet përkrahur në parim, deri sa iniciativat e këtilla nuk pretendojnë të imponohen si alternativa të perspektivës evropiane të rajonit e cila është e vetmja garancë stabiliteti afatgjatë të gjithë Ballkanit Perëndimorë. Veç tjerash presidenti serb duhet ta dijë se rruga Serbisë drejt Tiranës kalon përmes Kosovës, prandaj edhe pa marrveshje të Serbisë me Kosovën cila do iniciativë paraqitet e mangët në ndërtimin e paqes afatgjate në këtë pjesë të Ballkanit”, ka shkruar Kamberi./ KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme