SHBA ndan 32 milionë dollarë për Kosovën

31 Mars, 2022 - 12:58 pm

Ndihma e popullit të amerikan për Kosovën po vazhdon.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka njoftuar sot se Kosova ka pranuar edhe 32 milionë dollarë nga populli amerikan.

KultPlus ua sjell postimin e plotë të presidentes Osmani:

Edhe 32 milionë dollarë shtesë nga populli amerikan për Republikën e Kosovës! 🇺🇸 🤝 🇽🇰

Bashkë me drejtoren e USAID Kosovo, znj. Zeinah Salahi e në prezencë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey Hovenier, sot kam nënshkruar amandamentin e katërt të Marrëveshjes së Grantit për Objektivat Zhvillimore me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili parashehë fitimin shtesë të 31,994,644 dollarëve. Në këtë mënyrë, granti total ka arritur vlerën prej mbi 73.4 milionë dollarë.

Mbështetja e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara në Kosovë është dëshmi e përkushtimit të qeverisë dhe popullit amerikan për të përforcuar mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës përmes institucioneve efektive dhe llogaridhënëse.

Kosova është e bekuar me aleatët e saj!

Të ngjajshme