SHBA tërhiqet nga negociatat zyrtare për paqe në Ukrainë

2 Maj, 2025 - 2:58 pm

Shtetet e Bashkuara nuk do të ndërmjetësojnë më negociatat për paqe midis Ukrainës dhe Rusisë pasi Vladimir Putin refuzoi të pranojë një armëpushim.

Departamenti i Shtetit tha se po ndryshon “metodologjinë e kontributit tonë” në bisedime dhe se nuk do të “udhëtojë nëpër botë menjëherë” për takime.

Kjo vjen pasi SHBA nënshkroi një marrëveshje për mineralet me Ukrainën me kushte më të favorshme sesa ishte menduar fillimisht. Po ashtu, raportohet se Donald Trump miratoi dërgesën e parë të armëve nga administrata e tij drejt Kievit.

Departamenti i Shtetit deklaroi se tani Kievi dhe Moska duhet të paraqesin propozime “konkrete” për përfundimin e luftës dhe të takohen drejtpërdrejt për të zgjidhur konfliktin.

“Zoti Trump është bërë gjithnjë e më i frustruar me zotin Putin. Informacionet nga shërbimet e inteligjencës amerikane gjatë natës sugjerojnë gjithashtu se Putini është tani në një pozitë të dobësuar dhe ka ndryshuar qëllimet e luftës për të konsoliduar fitimet që ka arritur”, raporton The Telegraph./ KultPlus.com

Të ngjajshme