Shërbimi Korrektues i Kosovës bëhet me Gardë Ceremoniale

13 Nëntor, 2020 - 12:29 pm

Duke u bazuar në autoritetin dhe në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Nehat Thaçi, ka nxjerr vendim për themelimin e Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Garda Ceremoniale e Shërbimit Korrektues të Kosovës do të veprojë dhe do të jetë aktive vetëm në raste të caktuara ceremoniale.

Kriteret për përzgjedhjen e zyrtarëve, të cilët do të janë pjesë e gardës ceremoniale dhe rregullat për funksionimin e gardës do të përcaktohen me akt të veçantë.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës, çdo herë do të jetë i përkushtuar në avancim të mëtutjeshëm dhe në reforma të vazhdueshme, me qëllimin e të qenurit institucion profesional, kredibil, i besueshëm dhe konkurrent me institucionet korrektuese të shteteve demokratike dhe moderne”, thuhet në njoftimin e SHKK-së. /Express/ KultPlus.com

Të ngjajshme