Shitet për vlerën kolosale rubini më i madh në botë

9 Qershor, 2023 - 10:20 am

Është shitur në një ankand për shifrën rekord të 34.8 milionë dollarëve rubini më i madh në botë, i njohur ndryshe si “Estrela de Fura 55.22”.

“Ky gur i çmuar vjen nga Mozambiku, çka e bën shumë të veçantë ata, pasi pjesa më e madhe e rubinëve vijnë nga Burma”, tregon Uni Kim, specialiste e gurëve të çmuar në Sotheby’s.

“Është një nga rubinët më të mëdhenj dhe më cilësorët që kemi parë ndonjëherë. Ngjyra, drita dhe qartësia që ka janë thjesht shumë fantastike”, shtoi ajo.

Rekordi i mëparshëm për shitjen e një rubini në ankand u vendos në vitin 2015, kur një gur 29 karatësh nga Burma arriti vlerën e 30 milionë dollarëve në Gjenevë. / a2cnn / KultPlus.com

Të ngjajshme