Në Shkodër, hapet ekspozita fotografike “Udhëtim në Japoni”

27 Shkurt, 2024 - 11:45 pm

Ambasada japoneze në Shqipëri në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe bibliotekën publike “Marin Barleti” organizuan ekspozitën fotografike “Udhëtim në Japoni”.

Në ceremoninë e përurimit të kësaj ekspozite ishte e pranishme ambasadorja e Japonisë në vend, Kato Kikuko, kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, prefektja Majlinda Angoni,  drejtues të institucioneve vendore, përfaqësues të komuniteteve fetare dhe të ftuar të tjerë.

Në fotot e shkrepura në vende dhe momente të ndryshme paraqitet natyra e mrekullueshme dhe shumëngjyrëshe japoneze, arkitekturan e re dhe e vjetër si dhe stilin vibrues të jetës së japonezëve.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datën 11 mars, në ambientet e bibliotekës publike “Marin Barleti”.

Më herët kryebashkiaku Beci priti në takim ambasadoren e Japonisë në Shqipëri, Kato Kikuko. Gjatë takimit Beci dhe Kikuko diskutuan për marrëdhëniet e mira në vite mes Shkodrës dhe Japonisë.

Beci e garantoi ambasadoren për mundësinë dhe klimën e mirë të biznesit që ofron Shkodra për investitorët japonezë./KultPlus.com

Të ngjajshme