Shkolla e baletit ‘Angels’ organizon orë të hapur në qendër të Prishtinës

24 Prill, 2022 - 7:57 pm

Shkolla e baletit ‘Angels’ organizon orë të hapur në qendër të Prishtinës më 25 prill nga ora 16:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, përcjell KultPlus.

Open class është një “orë” e vallëzimit (baletit) ku mbahen aktivitete apo orë mësimore në ambiente të hapura. Qëllimi i këtij aktiviteti është pjesëmarrja e të gjithë fëmijeve apo të rinjve që kanë dëshirë të jenë pjesë ose të kenë më shumë informata rreth aktivitetit të lartpërmendur.

Ndikim pozitiv do të ketë te qytetarët të cilët do të kenë mundësi të ndjekin open class në shesh dhe, në këtë mënyrë, do të mësojnë nga afër për artin e baletit. Po ashtu, ky aktivitet do t’u japë mundesi të rinj të talentuar për të shprehur aftësitë e veta para një mase më të gjerë.

Përmes këtij arti, përkatësisht vallëzimit, fëmijët do të mund të shprehin kreativitetin dhe aftësitë e tyre në balet. Me këtë projekt dhe shfaqje, planifikojmë t’ua japim mundësinë fëmijëve që të futen më thellë në botën e baletit, duke përjetuar prapaskenat e një shfaqjeje si dhe vallëzimin në skenë para publikut. Kjo shfaqje do të jetë e hapur për publikun, ku në këtë mënyrë do të kemi mundësinë që ta shpërndajmë bukurinë dhe mundin të cilin e kërkon një art si baleti.

Do të mund të marrin pjesë të gjithë njerëzit gjatë kohës që na shohin duke u marrë me aktivitet. Edhe një ndër specifikat kryesore është se fëmijët apo të rinjtë që do të na bashkëngjiten do të kenë mundësinë të marrin më shumë informata rreth aktivitetit, ta shijojnë aktivitetin si dhe të marrin pjesë në shkollat që ne i posedojmë dhe që merren enkas me vallëzim.

Balerinët që do të kërcejnë këtë shfaqje do të kenë më shumë përvojë në interpretim dhe do të njoftohen më shumë rreth ngjarjes.

Ndërsa si specifikë tjetër është ideja që audienca do të jetë me mendje të hapur sa u përket kritikave gjatë shfaqjes dhe do të jenë më të njohur me balet!

Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Prishtinës./ KultPlus.com

Të ngjajshme