Shkolla “Udha e Shkronjave” shkoi në pushim nga frika e koronavirusit, ministrja Shahini i heq licensën

24 Shkurt, 2020 - 10:46 am

Shkolla private “Udha e Shkronjave”, nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga drejtori Artur Shkurti, kishte njoftuar se do të shkojnë në pushim, si preventivë nga mbrojtja e koronavirusit, shkruan KultPlus.

Mirëpo një vendim të tillë nuk e ka pritur mirë Ministria e Arsimit, e udhëhequr nga Besa Shahini, e cila ka vendosë që ti marr licencën kësaj shkolle dhe drejtuesit e kësaj shkolle të ndiqen nga organet e drejtësisë.

Më poshtë po e sjellim të plotë reagimin e ministres Shahini.

Shkolla mbyllet jashtë planit të vitit shkollor VETËM me urdhër ministri. Udhëheqësit e një shkolle private kishin vendosur të mos respektonin këtë dhe e kanë mbyllur shkollën për 2 javë. Në kushte të kësaj paligjshmërie, jemi të detyruar që shkollës t’ia heqim licencën.

Nxënësit do të transferohen në një shkollë tjetër. Ndërsa udhëheqësit e shkollës që përhapin panik duke mbyllur shkollën në mënyrë të jashtëligjshme, për gjoja parandalim të një situate virale e cila NUK ekziston në Shqipëri, duhet të ndiqen nga organet e drejtësisë./KultPlus.com

Të ngjajshme