Shkrimtarja Mira Meksi përballet me sëmundje të rëndë, detyrohet të vaksinohet për shërim jashtë vendit

27 Shkurt, 2021 - 11:17 am

Shkrimtarja dhe përkthyesja e njohur shqiptare, Mira Meksi, është në luftë me një sëmundje të rëndë. Si të mos mjaftonte kjo, pandemia dhe mungesa e vaksinave ja kanë bërë shkrimtares akoma më të vështirë betejën me sëmundjen.

Mira Meksi është operuar nga një sëmundje e rëndë dhe i duhet të shkojë jashtë shtetit për kurim për terapi dhe shërbim mjekësor më të specializuar. Mirëpo një gjë të tillë mjeku nuk ja lejon, sepse së pari ajo duhet të marrë vaksinën anti-Covid që të sigurohet për shëndetin e saj. Mjeku ja ka ndaluar udhëtimin jashtë shkrimtares, pa bërë më parë vaksinën kundër Covid-19, pasi rrezikon edhe nga virusi.

Për këtë arsye, miq dhe të afërm të shkrimtares apelojnë që ajo të marrë sa më shpejt vaksinën dhe që të marrë më pas kurimin e duhur për sëmundjen nga e cila vuan.

Deri më sot në vendin tonë janë kryer 11.136 vaksinime, ku përfshihen mjekët që janë në vijën e parë të luftës me Covid-19, infermierët dhe disa personalitete, që i përkasin moshës së tretë. Shpesh është ngritur alarmi se procesi i vaksinimit në vendin tonë po ecën me hapa të ngadaltë, duke qenë se ende nuk është siguruar sasia e nevojshme e vaksinave kundër Covid-19. Ndërkohë që disa shtete, si për shembull Serbia, që mban rekord për vaksinimin, kanë marrë doza të vaksinave nga vende të ndryshme të botës për të siguruar shëndetin e qytetarëve. Ndërsa qeveria jonë refuzoi publikisht ofertën e bërë nga Rusia për të negociuar për disa doza vaksinash, sepse pret që t’i marrë të gjitha nga Bashkimi Evropian.

Ndërkohë kujtojmë se Mira Meksi është një nga personazhet më të rëndësishëm të artit dhe kulturës në vend. Fituese së fundmi e dy çmimeve, Çmimi i Akademisë Kult për Përkthimin më të mirë me “100 vjet Vetmi” të Markezit në edicionin e 16-të, dhe Çmimin e letërsisë për Romanin më të mirë për 2019, “Diktatori në kryq”, me motivacionin “Për krijimin e vlerave dhe risive origjinale në prozën romanore shqipe”, ku ndërthuren mjeshtërisht motivet e një historie besimi në trajektoren e një epoke politike.

Shkrimtarja nuk ishte e pranishme në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ndërsa trofeu u tërhoq nga botuesi i saj, Bujar Hudhri /konica.al/ KultPlus.com

Të ngjajshme