Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ organizon takim me Ibrahim Kadriun në 20 vjetorin e themelimit

15 Dhjetor, 2022 - 2:49 pm

Shoqata e Intelektualëve ‘Jakova’ në Gjakovë në 20-vjetorin e themelimit organizon takim me shkrimtarin Ibrahim Kadriu, përcjell KultPlus.

Në këtë takim do të diskutohet për kompletin e veprave të botuara nga Kadriu me rastin e 77-vjetorit të lindjes dhe 60-vjetorit të krijimtarisë letrare.

Ndërkaq në këtë takim i cili do të mbahet më 16 dhjetor nga ora 12:00 në bibliotekën e qytetit ‘Ibrahim Rugova’ në Gjakovë, folës  do të jenë shkrimtari Nazmi Rrahmani dhe studiuesi Anton Nikë Berisha.

Po ashtu, për të pranishmit do të ndahen edhe nga një libër kujtimi nga autori./ KultPlus.com

Të ngjajshme