Shpallen fituesit e ”Teen Choice Awards”

12 Gusht, 2019 - 7:30 pm

Një tjetër “Teen Choice Awards” epik me triumfin e “Marvel” dhe “Riverdale”. I prezantuar nga Lucy Hale dhe David Dobrik, edicioni i 2019-s u zhvillua në Hermosa Beach, Kaliforni, ku u vlerësuan në shumë kategori filma, seriale dhe muzika.

“Avengers: Endgame” pati shumë arsye për të festuar, me Robert Downey Jr dhe Scarlett Johansson që u vlerësua si aktorët më të mirë por edhe vetë filmi mori shumë çmime.

Në seksionin e muzikës, Shawn Mendes ishte ylli i mbrëmjes, ndërsa Taylor Swift u vlerësua me çmimin “Ikona e vitit”. /KultPlus.com

Të ngjajshme