Shpallet konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në UP

9 Shtator, 2022 - 2:42 pm

Universiteti i Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” ka shpallur konkurs plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve bazë për vitin akademik 2022-23, shkruan KultPlus.

Sipas njoftimit të publikuar në llogarinë zyrtare të universitetit, thuhet se 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në këtë afat të dytë të konkursit.

Gjithashtu, në njoftim bëhet e ditur se aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022.

“UP-ja e shpall të hapur konkursin plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve themelore për vitin akademik 2022-23. 2,144 studentë të rregullt parashihen të regjistrohen në UP, në këtë afat të dytë të konkursit. Aplikimi nis nga sot dhe do të jetë i hapur deri më datë 16 shtator 2022”, thuhet në njoftim. /KultPlus.com

Të ngjajshme