Shpërblehet sakrifica e grave të Krushës, përurohet “Kooperativa Bujqësore Krusha”

8 Mars, 2021 - 5:11 pm

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të “Kooperativa Bujqësore Krusha”.

Ky projekt ishte një ëndërr, për të cilën Fahrie Hoti nuk u dorëzua kurrë derisa e bëri realitet.

Postimi i plotë:

Pikërisht, sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z. Qemal Minxhozi mori pjesë në ceremoninë e përurimit të “Kooperativa Bujqësore Krusha”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe me kontribut vullnetar të disa bizneseve vendore, të kordinuara nga Ambasada e Shqipërisë.

Sot më shumë se kurrë, vuajtjet, dhembja, sakrifica e grave të Krushës u shpërblye.

Gati 5 vjet më parë, ky projekt ishte një ëndërr, të cilën vetë Fahrie Hoti, heroina dhe shembulli i gruas së pamposhtur, që nuk u dorëzua kurrë, nuk besonte se do bëhej realitet.

Me mjediset e reja bashkëkohore,  të denja siç i ka hije, gratë e Krushës do të kenë mundësinë të mbajnë familjet, të rrisin fëmijët e të kontribuojnë në zhvillimin e zonës. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas! / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme