Shqetësimi i Papës: Shumë keq nëse të pasurit e marrin vaksinën të parët

19 Gusht, 2020 - 8:30 pm

Papa Françesku ka thënë se do të ishte shumë keq nëse njerëzit e pasur do të ishin prioritet për të marrë vaksinën ndaj koronavirusit.

“Pandemia është krizë. Ju nuk dilni njëjtë nga ajo – ose jeni më mirë ose më keq”, ka thënë ai para besimtarëve në meshën në Vatikan. “Duhet të dalim më mirë” nga pandemia, ka shtuar ai.

Ai ka thënë tutje se bota s’mund t’i kthehet lehtë normalitetit nëse normaliteti i ri nënkupton pabarazi sociale.

“Pandemia ka nxjerrë në shesh situatën e vështirë të të varfërve dhe pabarazinë e madhe që mbizotëron në botë. Dhe virusi, teksa s’bën përjashtime te njerëzit, ka gjetur rrugën e vet të shkatërrimit, pabarazisë e diskriminimit”, është shprehur ai. “Do të ishte shumë e trishtueshme nëse njerëz të pasur do të ishin prioritet për vaksinën kundër COVID-19. Do të ishte keq nëse vaksina do të bëhej pronë e ndonjë shteti dhe jo pasuri universale për të gjithë”.

Disa kompani farmaceutike kanë avancuar në punën e tyre për prodhimin e vaksinës anti-Covid. Deri tash në gjithë botën, 22.1 milionë njerëz janë infektuar me COVID-19. 781 mijë persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Të ngjajshme