Shqipëria me satelitin ‘Albania 1’, në hapësirë në muajin mars 2022

20 Tetor, 2021 - 1:52 pm

Shqipëria pritet të lëshojë satelitin “Albania 1”, duke u radhitur krahas vendeve që kanë një “sy” në hapësirë.

Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar një video të një bisede më një nga ekspertët e kompanisë SpaceX, për mënyrën se si do të bëhet lëshimi i satelitit.

Gjatë diskutimit, Rama tregon se “Albania 1” do të jetë gati në muajin mars [2022-së].

“Domethënë, Albania 1 kur do të jetë gati? Në mars?”, pyet Rama.

Ndërsa eksperti i SpaceX e konfirmon muajin e lëshimit.

“Po, në mars do të lëshohet. Do duket kështu si kjo. Do të filmojmë një video dhe gjëja tjetër që do të shohim pas shkëputjes do të jetë vendosja e satelitit në orbitë”, tha ai.

Ditë më parë, Rama deklaroi ambicien që Shqipëria do të ketë dy satelitë në orbitë. Ambicien për të pasur dy satelitë në orbitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, Rama e bëri me dije në Kuvend, duke shkaktuar edhe të qeshura në radhët e opozitës.

Satelitët artificialë janë pajisje të cilat shërbejnë për transferim të të dhënave anembanë rruzullit tokësor. Ata janë objekte të ndërtuara nga njeriu, të cilat janë të vendosura në orbitë nga largësia 2 mijë kilometra deri në 35 mijë kilometra nga sipërfaqja e tokës.

https://www.facebook.com/watch/?v=310568727103423&t=0

Të ngjajshme