Shtyhet për në fund të gushtit gara e famshme e çiklizmit “Tour de France”

15 Prill, 2020 - 5:52 pm

Unioni Ndërkombëtar i Çiklizmit (UCI) ka publikuar ndryshimet në kalendarin e garave për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Mbajtja e kësaj ngjarje në kushtet më të mira të mundshme gjykohet thelbësore, duke pasur parasysh vendin e saj qendror në ekonominë e çiklizmit”, ka thënë kreu i UCI.

“Tour de France”, që ishte paraparë të niste më 27 korrik, sipas datës së re do të nisë më 29 gusht dhe do të përfundojë më 20 shtator.

Ngjarja më e madhe e çiklizmit do të mbahet sipas orarit të paraparë nga 20 deri më 27 shtator.

Të ngjajshme