Shtyhet vendimin për furnizimin e bizneseve afariste

24 Tetor, 2023 - 6:00 pm

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka njoftuar se pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është vendosur që të shtyhet vendimi për furnizimin e bizneseve afariste.

Kjo dhomë njofton se ekzekutimi i vendimit është shtyrë për 10 ditë.

Në këtë periudhë ka mbetur që të formohen dy grupe punuese me përfaqësues nga bizneset dhe nga Komuna e  Prishtinës për të diskutuar rreth këtij vendimi, me qëllim, arritjen e një marrëveshjeje që do të ishte e përshtatshme për të dyja palët. /KultPlus.com

Të ngjajshme