Si fitoi bursë 100% për shkollim nxënësi nga Ferizaji?

18 Qershor, 2020 - 3:35 pm


Për të promovuar dhe vlerësuar angazhimin e lartë të nxënësve nga gjithë Republika e Kosovës për disa vite me radhë Shkolla “Universum” organizon garën e diturisë të quajtur “Universiada”, e cila ka për qëllim – Promovimin e nxënësve më të mirë në Republikën e Kosovës si dhe ofrimin e mundësisë së shkollimit përmes BURSAVE të plota. 

Valentin Uruçi, përfitues i bursës 100% tregon për përvojen e tij në Universiade: “Gara e diturisë është një mundësi shumë e mirë për neve nxënësve të cilëve na pëlqen mësimi. Kjo garë gjithashtu mundëson fitimin e një burse që mund të ju dërgoj në një nga shkollat më të mira në Kosovë, Shkollen “Universum”. Unë isha shumë i lumtur kur mësova se unë kisha fituar 100% të bursës. Mezi prisja që të njihja shokët e rinj edhe shoqet e reja, si edhe shkollën. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e shkollës Universum. Kështu që mos humb kohë! Apliko në garën e diturisë Universiada dhe fito bursë shkollimi”

Andaj apliko edhe ti, përfito bursë si Valentini dhe shumë nxënës të tjerë. Linku për aplikim http://tiny.cc/5m2mqz

Gara është e hapur dhe vlen për të gjithë nxënësit e shkollave fillore të Republikës së Kosovës në klasat V deri në klasën e IX-të.

Për më shumë informata rreth Universiadës apo Shkollës Universum kontakto [email protected] apo +383 44 452 808 apo na ndiqni në rrjete sociale në facebook apo instagram.

(Shkrim i sponsorizuar nga Kolegji Universum)

Të ngjajshme