Si në filmin “Iron Man”, prezantohet kostumi fluturues që fluturon me 130 km/h

3 Nëntor, 2021 - 12:30 pm

Krerët e ushtrisë britanike ishin dëshmitarë të demonstrimit të kostumit fluturues, që do t’ju lejoj ushtarëve të lëvizin në ajër nëpër zonat e luftërave me një shpejtësi prej 130 kilometra në orë.

Richard Browning, themeluesi i Gravity Industries, ka “sjellë” në jetë kostumin e ngjashëm me atë filmit “Iron Man”, të cilin e prezantoi gjatë një konference në Farnborough, transmeton Telegrafi.

Kostumi futuristik fluturues që Browning e “quan të parin në botë”, ka pesë turbina gazi dhe mund të ngritet në 3.700 metra lartësi.

Konferenca u mbajt në aeroportin ndërkombëtar të Farnborough, e sipas zëdhënësit të ushtrisë, demonstrimi i kostumit fluturues kishte për qëllim të tregoj potencialin që do ta kenë në të ardhmen ushtria britanike. /Telegrafi/ KultPlus.com

https://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-10156177/Jet-suit-display-hints-future-armed-forces.html?ico=embedded

Të fundit

Të ngjajshme