Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë, konferencë virtuale në KultPlus

9 Prill, 2020 - 1:44 pm

Për herë të parë Shkolla Finlandeze organizon Konferencën Virtuale “Si të regjistroheni në universitetet më të mira në botë” e hapur për të gjithë nxënësit në Kosovë.

Kjo konferencë do të sjellë përfaqësues nga universitetet më prestigjioze nga mbarë bota, duke përfshirë këtu nga Evropa, SHBA-ja, Azia, dhe Australia ku ekspertët do të prezantojnë programet e tyre universitare për nxënës ndërkombëtarë dhe mundësitë e shkëlqyera të studimeve të ofruara nga ta. Linku për regjistrim: https://bit.ly/2JMMzRu

Përfaqësuesit do të vijnë nga universitetet si University of Cambridge, New York University, Ohio Northern University, University of Texas at San Antonio, ONCAMPUS, University of Wollongong, Savonia University of Applied Sciences, dhe EU Business School. Pas prezantimit të mundësive në secilin universitet, nxënësit do të kenë mundësinë të parashtrojnë pyetjet e tyre rreth pranimit në këto universitete si dhe kriteret të cilat duhet të përmbushen për t’u regjistruar.

Na u bashkoni më 9 prill 2020 (e enjte) në ora 14:00 në këtë konferencë virtuale dhe merrni informata të rëndësishme se si mund të regjistroheni në universitetet më të mira në botë. Vetëm 100 pjesëmarrës do të mund të ndjekin konferencën në Google Meet prandaj sigurohuni të regjistroheni më herët për të vijuar këtë mundësi të mrekullueshme.

Me sistemin numër 1 në botë për edukim; me mësuesit më të mirë në botë, ata finlandez; me teknologjinë më të avancuar dhe iPad edukativ për secilin nxënës; me mësimin e bazuar në fenomene e lojra dhe me qasjen krejt ndryshe të të mësuarit dhe zhvillimit të shkathtësive të shekullit 21 tek fëmijët tanë, Shkolla Finlandeze në Kosovë po shihet si një revolucion në sistemin arsimor të Kosovës. Shkolla posedon kampusin inovativ tek rrethi i QMI-së, ndërsa për më shumë informata mund të kontaktoni në 045 235 650, www.kosovo.finnish.school apo në Facebook: www.facebook.com/ShkollaFinlandeze.

(Shkrim i sponsorizuar nga Shkolla Finlandeze)

Të ngjajshme