Siparantum Choir shkëlqen në Tajlandë: Dy çmime të mëdha ndërkombëtare për Kosovën

3 Shtator, 2025 - 4:32 pm

Korali Siparantum Choir ka sjellë një arritje të jashtëzakonshme për Kosovën në Thai International Choral Festival (ICF), që u mbajt në Bangkok, Tajlandë.

Ansambli u shpërblye me Medaljen e Artë dhe Çmimin Special për “Outstanding Storytelling”.

Ky sukses vendos Kosovën në qendër të vëmendjes ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë potencialin artistik dhe kulturor që vendi ynë ka për t’u ofruar botës.

“Faleminderit gjithë ju që besuat dhe besoni në punën tonë! Urime Kosovë 🇽🇰”, është mesazhi i korit pas fitores./KultPlus.com

Të ngjajshme