Sonte hapet Qendra Kulturore – KultPlus Caffe Gallery

30 Korrik, 2019 - 1:04 pm

Sonte, me mbarimin e koncertit të Erza Muqollit në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, të gjithë të pranishmit janë të ftuar edhe në hapjen e KultPlus Caffé Gallery – Qendrës më të re Kulturore në Prishtinë.

KultPlus duke qenë gazeta më e madhe dhe më e lexuar e formatit të tillë kulturor kudo ku ka shqiptarë, e pa të nevojshme krijimin e një hapësire që do të shërbejë edhe si qendër kulturore dhe hapësirë për artistët dhe ata që e duan artin.

Me fillim prej orës 21:15, pas koncertit, të gjithë do të mund të shijojnë momente në këtë Qendër Kulturore, në hapësirat fantastike të saj.

Hapësira do të shërbejë si vendtakim për artistët, për promovim librash, për ekspozita, për organizim panelesh, për performanca artistike dhe për çdo organizim tjetër që do të ngrisë nevojën e debatit të mirëfilltë kulturor.

Në këtë hapësirë të gjithë do të mund të takojnë edhe Erza Muqollin – e cila do të nënshkruajë autografe pas koncertit të saj, me 30 korrik, sonte!

Njëkohësisht, natën e hapjes do të kemi edhe koktej rasti ndërsa artistja Shqipe Kamberi do t’i ekspozojë punët e saj artistike.

Adresa e saktë e KultPlus Caffé Gallery është: Rruga Isa Boletini Soliteri 3/2-1 Prishtinë.

Për informata kontaktoni në 049 119600 dhe 049 137250.

Të ngjajshme