Sonte “Mbrëmja e Astronomisë” në Prishtinë, mund t’i shihni yjet me teleskop

5 Shtator, 2019 - 4:26 pm

Në Prishtinë sonte do të mbahet “Mbrëmja e Astronomisë”, ku do të mund të vëzhgohen me teleskop planetët e yjet.

Organizatorët “Astronomy Club of Kosovo”, “Under One Sky”, e “Mia Park – Prishtinë” përmes një ngjarje të krijuar në Facebook kanë konfirmuar se aktiviteti do të nisë në ora 20:00 e do të zgjasë deri në mesnatë, transmeton KultPlus

Tutje ata thonë se, “do të ketë ‘Movie Night’ ku do të shikojmë së bashku një film rreth astronomisë.

”Ftoni shokët, shoqet, miqtë e familjarët tuaj të na bashkëngjitën në këtë mbrëmje të paharrueshme. Shumë surpriza dhe aktivitete tjera na presin” /koha.net/ KultPlus.com

Të ngjajshme