Sot është Dita Kombëtare e Princeshave

18 Nëntor, 2022 - 11:56 am

18 nëntorin, amerikanët e kanë shënuar si Ditën Kombëtare të Princeshave.

Princeshë, ata e konsiderojnë secilën vajzë e cila u dhuron të tjerëve mirësi me buzëqeshjen e saj.

Sjellja e mirë, sipas tyre është një akt që tregon natyrën mbretërore të secilës vajzë.

Historia e Ditës Kombëtare të Princeshave fillon me “The Swan Princess”, e cila  u shfaq në kinema më 18 nëntor të vitit 1994 dhe prezantoi Princeshën e bukur Odette.

Që nga ajo ditë, çdo vit në të njëjtën datë shënohet Dita e Princeshave, përcjell Klankosova.tv.

Sipas përshkrimit të tyre, cilësitë e princeshave janë të ndryshme. Disa janë më të guximshme, u pëlqen të ndërmarrin veprime të mëdha, disa veçohen nga mënyre e të folurit, e të tjerat preferojnë më shumë të dëgjojnë. / KultPlus.com

Little cute girl in beautiful dress is sitting near the window at home and blowing soap bubbles.

Të ngjajshme