Sot fillon edicioni i tretë i “Kino Kosova”

14 Shtator, 2022 - 9:45 am

Kino Kosova, festivali me filma të përzgjedhur të shkurtër, dokumentarë dhe artistikë nga dhe rreth temës së Kosovës, organizohet në Zvicër dhe tregon perspektiva të ndryshme nga vendi dhe pasqyron lidhjen e veçantë mes Zvicrës dhe Kosovës, përcjellë KultPlus.

Edicioni i tretë i Kino Kosova do të mbahet nga data 14 deri më 18 shtator në Bernë.

Përveç filmave, gjatë festivalit do të ketë edhe evente të tjera anësore, si lexim me autorin nga Kosova Shpëtim Selmani dhe autoren nga Zvicra me origjinë nga Kosova Meral Kureyshi, koncert me artistë nga Kosova, diskutime në podium etj.

Sabahet Meta është bashkëthemeluesi i organizatës Kulturalink dhe iniciator i festivalit të filmit Kino Kosova. / KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme