Sot në SHBA festohet “Dita e Falënderimeve”

24 Nëntor, 2022 - 9:50 am

Dita e Falenderimeve është një festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara dhe Dita e Falënderimeve 2022 ndodh tradicionalisht më 24 Nëntor, përcjell KultPlus.

Ajo është një festë kombëtare vjetore në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada që feston të korrat dhe bekimet e tjera të vitit të kaluar.

Në vitin 1621, kolonistët e Plymouth dhe Wampanoag ndanë një festë vjeshtore që njihet sot si një nga festimet e para të Falenderimeve në koloni.

Për më shumë se dy shekuj, ditët e falënderimit festoheshin nga koloni dhe shtete individuale.

Deri në vitin 1863 një gjë të tillë nuk kishte ndodhur, derisa në mes të Luftës Civile, Presidenti Abraham Lincoln shpalli një Ditë Kombëtare të Falënderimeve që do të mbahej çdo Nëntor. /KultPlus.com

Të fundit

Të ngjajshme