Sot nis edicioni i gjashtë i poezisë ‘Muzat e Jezercit’

29 Tetor, 2022 - 9:30 am

Sot në fshatin Jezerc nis festivali i poezisë ‘Muzat e Jezercit’, përcjell KultPlus.

Festivali i organizuar nga klubi ‘De Rada’ në Ferziaj këtë vit i kushtohet shkrimtarit Xhevdet Bajraj

Njoftimi e kanë dhënë vetë organizatorët përmes një postimi në faqen zyrtare të festivalit.

Në vijim gjeni postimin e plotë:

Edicioni i gjashtë i “Muzave të Jezercit” mbahet nesër, më datë: 29.10.2022.

Ky edicion i kushtohet  Xhevdet Bajrajt, anëtarit të nderit të klubit letrar De Rada.

Xhevdet Bajraj ishte mik i Klubit dhe librin me poezi  “Vitet që nuk e sollën Pranverën” e botoi me klubin letrar “De Rada”. Ikja nga kjo jetë e Xhevdetit ka lënë boshllëk në letërsinë shqipe e botërore, gjithashtu edhe në veprimtarinë e Klubit tonë.

Për të kujtuar këtë kolos të letërsisë, në pjesën e parë, me kumtesa, shkrime e analiza, do të paraqiten një numër krijuesish e studiuesish.

Vendi: Restorant Foleja, Jezerc, nga ora 11:00.

Jeni të mirëseardhur!

Të fundit

Të ngjajshme